Franca: Historija e "dhunës dhe të fortit" në vendet muslimane të Afrikës

Ushtarakët francezë po zhvillojnë një operacion të suksesshëm anti kryengritësve në Mali. Të enjten kryengritësve iu morr me luftime qyteti Cohn. Francezet pohojne se kundërshtari pësoi humbje të rënda. Në këtë sfond çështja mbi atë, se çfarë bëjnë forcat e armatosura të Francës në këtë vend të huaj, po kalohet si nje gje e rëndësie sekondare.
Ndërkohë, duhet thënë, se Parisi e mori vendimin për zhvillimin e operacionit ushtarak në Mali në pritje të sanksionit përkatës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Më vonë miratimi i Këshillit të Sigurimit u morr, por në atë kohë që prej disa disa ditësh kishin filluar bombardimet nga ajri të grupeve të rebelëve të armatosur dhe prapavijave të tyre prej ushtarakëve francezë.

Marrëdhëniet historike të krijuara në mes të vendit amë dhe kolonive të tij është vështirë të prishen, të shkëputen, mendon eksperti i Institutit të vendeve të Azisë dhe Afrikës, Leonid Geveling:
– Franca, pas shpalljes së pavarësisë të kolonive të saj afrikane, ka ruajtur lidhje të forta me to. Kjo u reflektua në situatën politike dhe ushtarake.

Trupat franceze të reagimit të shpejtë kanë qëndruar në një sërë vendesh afrikane dhe kanë ushtruar një ndikim mjaft aktiv në politikat e tyre të brendshme.

Duke i dhënë pavarësinë kolonive të veta afrikane, Parisi la megjithatë në këmbë të vet atje zyrtarët shtetërorë dhe intelektualët e mirëarsimuar vendas në Francë. “Të vetët” Parisi ka qenë gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar.

Franca ndërhyri në mënyrë aktive në konfliktin e brendshëm në Bregun e Fildishtë (Côte d’Ivoire): presidentin aktual e kanë vënë, faktikisht, në pushtet forcat speciale franceze. Francezët kanë shpëtuar regjimin “e vet” në Çad, kurse në Libi kanë përmbysur Muammar Gaddafi. Atje, me pjesëmarrjen e saj mjaft aktive në intervencion, Franca zemëroi keq Tuaregët. Dhe tani ajo do të duhet ta paguajë paq këtë gjë, thotë eksperti i Institutit rus të Afrikës Eugjeni Korendjasov:

– Shpartallimi i ashpër, i pamëshirshëm i regjimit të Gaddafit, përmbysja dhe vrasja barbare e tij. Tuaregët, të cilët shërbenin në efektivin e Ushtrinë Kombëtare të Libisë dhe i mbetën besnikë Gaddafit, u fshehën në shkretëtirën e Saharasë duke marrë me vete një numër të madh armësh, automjetesh dhe municionesh. Pikërisht ata dhe përbëjnë tani kolonën vertebrale të grupeve xhihadiste në Mali.

Situata është komplikuar shumë nga fakti se në Afrikë, me sa duket, filloi një ndarje e re e sferave të influencës, thotë ekspert i Institutit rus të Afrikës Leonid Fituni:

– Ne vërejmë aktualisht përkeqësimin e situatës politiko-ushtarake në të gjithë kontinentin afrikan. Format dhe shkaqet e intervencionit në rajone të ndryshme janë diverse. Këtu mund të përmendim edhe shembullin e Libisë, edhe shembujt e ndërhyrjes së “butë” në vendet ku, në fakt, futja e forcave ushtarake ishte e panevojshme. Por është krejtësisht evident ashpërsimi i luftës së re për Afrikën. Duke gjykuar nga të gjitha, duhet pritur forcimi i mëtejshëm i lëvizjes rebele në të gjithë kontinentin afrikan. Ai po bëhet objekt i rivalitetit mes vendeve të ndryshme në rishpërndarjen e interesave globale. Dhe, duke gjykuar nga drejtimi që ka marrë aktualisht situata atje, Parisi nuk ka ndërmend të heqi dorë nga roli i vet në jetën e Afrikës.

Artikulli paraprakTuaregët kundër intervenimit francez në Mali, propozojnë modelin e Kosovës
Artikulli vijuesKush mund të blejë Office 2013 për 9,95 $