(e knaqen me Zajednicën, tash me Xhihad miren)
Disa imamë me prirje radikale, qoftë në Kosovë apo në rajonin e Ballkanit, kanë luajtur një rol në inkurajimin apo në mënyrë aktive rekrutimin e kosovarëve për të shkuar dhe për të luftuar në Siri.
Përveç kësaj, disa nga ta kanë ndikuar edhe në zhvillimin e një ideologjie ekstremiste fetare gjatë këtyre viteve të fundit, shkruan ‘Zëri’.
Përderisa shumica e imamëve me prirje radikale kanë ndaluar çdo gjë që ata ishin duke bërë për të inkurajuar njerëzit për të luftuar në Siri, disa nga mbështetësit e ISIS-it dhe lëvizjet e tjera të dhunshme ekstremiste ende i kërkojnë ata si autoritete fetare dhe qarkullojnë leksionet e tyre në internet.
Kështu thuhet në draft-strategjinë nacionale të qeverisë së Kosovës të siguruar nga gazeta “Zëri” e cila është iniciuar nga kryeministri, Isa Mustafa, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm. /Zëri/