Bllokohet rruga Pejë-Kuqishtë

Në Rugovë të Pejës, në kilometrin 13, aty ku vazhdimisht, sa herë po rritet dendësia e reshjeve të shiut, po ndodhin rrëshqitje tereni, ashtu edhe sonte në orët e mbrëmjes ka patur rrëshqitje në masë të madhe, i cili paraqet rrezik për trafik, e rrjedhimisht edhe për jetën e qytetarëve.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në segmentin rrugor Pejë – Kuqishtë.

“Ju informojë se kompania e mirëmbajtjes është në punë dhe po bënë çdo gjë për të sanuar bllokadën, e cila nuk është edhe e vogël”, ka shkruar Lekaj.

Artikulli paraprakA lirohen organizatat joqeveritare prej taksës
Artikulli vijuesHaradinaj: Shpronësimi në Hade do bëhet, o me marrëveshje o me “bager”