Stephan tha se luhatjes e saj janë tejet të larta dhe rregullimi inekzistent. Ai kërkoi nga investitorët Gjermane të jenë të kujdesshëm.
Deutsche Bank i është bashkuar radhëve të atyre që paralajmërojnë rreth investimeve në monedha virtuale si bitcoin.
“Unë nuk do ja rekomandoja këtë një investitori,” tha strategu i Deutsche Bank Ulrich Stephan ditën e Mërkure.
Stephan tha se luhatjes e saj janë tejet të larta dhe rregullimi inekzistent. Ai kërkoi nga investitorët Gjermane të jenë të kujdesshëm.
Bitcoin theu rekordin e 8,000 dollarëve për herë të parë gjatë fundjavës duke i tregtuar me 8,165 dollar në këto momente që po shkruajmë sipas CoinMarketCap.
Shumë ekspertë besojnë se vlera prej 10,000 dollarësh është e mundur. Një rritje me tetëfish në vlerë, ka shtuar shqetësimet e bitcoin mund të jetë një flluskë çka ka bërë investitorët institucionalë të mbajnë qëndrim ndaj saj.
Po investitorë të tjerë dhe fonde financuese kanë investuar në bitcoin pavarësisht qëndrimeve të JPMorgan Chase ku ekzekutivi i bankës e quante mashtrim.
Megjithatë ka prej atyre që përtej shqetësimit të bitcoin, janë optimistë për teknologjinë e cila e ka bërë realitet atë. “Në këtë pikë jam shumë i shqetësuar për bitcoin si entitet. Por jam shumë optimist për teknologjinë e monedhës,” shprehej Kryetari i UBS Axel Weber. /