Studentët nesër në protestë për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Gashi

0
96

Një grup studentësh bashkë me Organizatën Studentore, kanë marrë një iniciativë për të protestuar nesër nga ora 13:30 para Rektoratit për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.

“Ne si grup i organizuar i studenteve kerkojmë dorheqjën e menjëhershme te rektorit Ibrahim Gashi si rrjedhojë e skandaleve të fundit, të nisin procedurat ligjore dhe te inicohen hetime ne lidhje me keqperdorimet e deritanishme në këtë institucion, gjithashtu kërkojmë nga subjektet politike, konkretisht nga partia në pushtet t’i mbajë duart larg nga Universiteti të cilen e kanë shkaterruar deri në masen cfarë kemi sot”, thuhet në njoftim.
Protesta është lajmëruar edhe në organet e rendit të Policisë së Kosovës dhe gjithçka do të bëhet në koordinim me ta./Ind/kohaislame