Ministri Agani për Ligjin antiduhan në Podujevë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani u prit sot nga Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu me bashkëpunëtorë për të biseduar rreth bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve të kësaj komune për përparimin e shëndetit të qytetarëve të kësaj ane, njofton MSH përmes një kumtese.

N ë këtë takim u bisedua për projektet e mundshme të bashkëpunimit për të ndihmuar realizimin e disa projekteve me interes për avancimin e shërbimeve shëndetësore në komunën e Podujevës, të cilat do të elaborohen midis Ministrisë e Komunës dhe për shqyrtimin e mundësive edhe për ngritjen e kuadrit profesional që do të ofrojë shërbime nga disa fusha specifike për të cilat është diskutuar si gjinekologjia dhe obstetrika, mjekësia emergjente, mjekësia familjare, etj,/Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakAfrikë Qendrore: Të krishterët bastisën burgun, 5 muslimanë të vrarë
Artikulli vijuesStudentët nesër në protestë për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Gashi