Studim: Diabeti dobëson dëgjimin

Sipas një studimi më të fundit të realizuar, rezulton se diabeti është një sëmundje që mund të shkaktojë probleme me dëgjimin.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në Current Diabetes Reports, janë bazuar në studimin e disa ndërlidhjeve të mundshme mes diabetit të tipit 2 dhe keqësimit të dëgjimit.

“Një lidhje mes diabetit dhe dëmtimit të dëgjimit në subjektet njerëzore është shfaqur në disa, por jo në të gjitha studimet. Krahasimi direkt i këtyre studimeve është i komplikuar, si pasojë e mungesës së vazhdimësisë në definimin e keqësimit të dëgjimit dhe faktorëve tjerë”, është shprehur një nga studiuesit e këtij studimi, Elizabeth Helzner.

Veç kësaj, keqësimi i dëgjimit ndërlidhet edhe me izolimin shoqëror dhe depresionin.

Artikulli paraprakÇohu e lëviz! Mos qëndroni ulur gjatë kohë sepse ka pasoja…
Artikulli vijuesVrau dy turistët çekë, ja çfarë kërkon Sokol Mjacaj