Çohu e lëviz! Mos qëndroni ulur gjatë kohë sepse ka pasoja…

Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës jo vetëm të shëndosh dhe të dëmton shëndetin, duke rritur rrezikun për diabet, sëmundje zemre, obezitet…lista vazhdon, por ai të kthen edhe në një makineri nervoze, thotë studimi i publikuar në revistën  BMC Public Health.

Shkencëtarët e Qendrës së Univeristetit Deakin për Aktivitet Fizik dhe Kërkime për Ushqimin në Australi studiuan nëntë studime të mëparshme dhe gjetën që aktivitetet pa lëvizje:  të qëndruarit para kompjuterit, ose ndjekja e një vargu filmash në TV, mund të shkaktojë rritje të ankthit.

Duket si kontradiktore që kur ulesh në divan, stresohesh, por në më shumë se gjysmën e studimeve që ekzaminuan, studiuesit zbuluan që qëndrimi ulur për periudha të zgjatura shoqërohej me një rritje të ndjesisë së stresit.

Ka disa spjegime të mundshme për këtë. Një mund të jetë që duke u përtacuar për orë të tëra, e ke më të vështirë të flesh gjë që të bën nervoze. Një ide tjetër është që qëndrimi i gjatë para laptopit ose TV  provokon sjellje antisociale që mund të lënë një shije ankthi.

Studiuesit thonë që duhet më shumë punë për të parë nëse mungesa e aktivitetit shkakton ankth apo ato ndodhin rastësisht në të njëjtën kohë, por ndërkohë, ti mund të çohesh e të ecësh pak  në mes të episodeve të filmit. Do i gjesh prapë personazhet aty.

Artikulli paraprakShesheli, kuçedra e Ballkanit
Artikulli vijuesStudim: Diabeti dobëson dëgjimin