Stuhia godet SHBA-në, 7 të vdekur, anulohen mijëra fluturime

Kushtet jo të mira të motit në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave, ndërsa për shkak të ftohtit ekstrem 199 persona janë shtruar në spital.
 
Vala e të ftohtit ka përfshirë dhe shtetin amerikan të Ohajos nga një stuhi e fortë. Sipas informacionëve të fundit të autoriteteve amerikane, nga stuhia kanë humbur jetën shtatë persona. Motit i ftohtë dhe me shi ka goditur edhe pjesën jug-perëndimore të SHBA-ve në veçanti Kaliforninë. Në disa pjesë të këtij shteti federale është regjistruar edhe dëborë, ndërsa autostrada “Pacific Coast” për shkak të rrëshqitjeve të dheut është mbyllur.
 
Në aeroportin ndërkombëtar “Fort Worth” në Dallas janë anuluar 600 fluturime, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar “O’Hare” në Çikago 400 fluturime. Në Ohajo për shkak të motit të keq është pezulluar mësimi në qindra shkolla. Sipas autoriteteve amerikane, në shumë pjesë të vendit, ka pasur qindra aksidente trafiku. Në pjesën e Virginias Perëndimore për shkak të rrezikut të përmbytjeve shumica e popullsisë është evakuuar.kohaislame
Artikulli paraprakGjykata Speciale lëkund themelet e shtetit të Kosovës
Artikulli vijuesRusia nis manovra të mëdha ushtarake