"Nëse SHBA ndihmon PYD atëherë bie në situatën e një vendi që ndihmon terrorizmin"

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu reagoi pas deklaratës së kandidates demokrate për presidente të SHBA-ve Hillary Clinton e cila ka thënë se PYD do të ndihmohet me armë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu reagoi pas deklaratës së kandidates demokrate për presidente të SHBA-ve Hillary Clinton e cila ka thënë se PYD do të ndihmohet me armë. Ndryshe, PYD është degë e organizatës terroriste PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me këtë deklaratë të Clinton, Çavuşoğlu tha se “Nëse SHBA-të ndihmojnë PYD-në atëherë bien në situatën e një vendi që mbështet terrorizmin. Ky është një paralajmërim i yni. E themi këtë si një mik. Ai që kryen bashkëpunim me terroristët bie në situatën e një vendi që punon bashkë me terroristët”.

Shefi i diplomacisë turke iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në një program në A Haber ku ai mori pjesë. Lidhur me procesin e deportimit nga SHBA të kreut të organizatës terroriste FETO, ministri Çavuşoğlu është përgjigjur se qytetarët turqë kanë reaguar ndaj SHBA-ve për shkak se kreu i FETO-s ende jeton në SHBA dhe se akoma nuk është deportuar në Turqi. Ai ka thënë se të dyja vendet duhet të kenë gjithmonë marrëdhënie të mira për shkak të punimeve të përbashkëta që kryejnë në fushën politike dhe atë ushtarake.

“SHBA-të kanë mësuar dhe duhet të mësojnë. Të qenurit aleat, miq apo partner model nuk nënkupton se duhet të jemi të një mendimi me ta në çdo çështje. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të pranojmë çdo gjë që ata thonë dhe qëndrimi ynë se janë gabim duke paralajmëruar kundër politikave të gabuara të tyre nuk duhet ti shqetësojë ato. Si një vend objektiv që njeh të vërtetat veçanërisht ato në rajonin tonë ne po shprehemi edhe për gabimet e SHBA-ve. Nuk po flasim nga prapa. Po flasim për gabimet në çështjen e YPG-së, gabimet në Irak. Po të ketë gabime edhe në çështje të tjera edhe ato do ti themi”, deklaroi ministri Çavuşoğlu.

Artikulli paraprakSë shpejti do të paguhet edhe tatim për tokë
Artikulli vijuesKurtulmuş: Prania e Turqisë në Bashika është legjitime