Njëra nga gazetat më të njohura të Suedisë “Aftonbladet”, pretendon që fëmijët refugjatë përdoren në trafikim seksual, raporton AA.
Sipas të dhënave të publikuara në gazetën “Aftonbladet”, përderisa në qytetin e Malmos refugjatët e pastrehuar përdoren në trafikim seksual, policia suedeze duke shpërfillur ankesat ngurron të hetojë për rastet në fjalë.
Në intervistën e një drejtori shkolle emri i të cilit mbetet anonim, theksohet që fëmijët refugjatë vajza dhe djem, merren nga oborri i shkollës dhe përdoren për trafikim seksual.
Edhe përkundër asaj që rasti kundër trafikimit seksual me fëmijët refugjatë disa herë është denoncuar në polici, policia akoma nuk ka marrë masa në këtë drejtim, thotë drejtori i shkollës. Ai tha se deri më tani policia ka filluar hetimet për një fëmijë refugjat i cili është zhdukur.
Nga ana tjetër duke folur për gazetën “Sydsvanskan”, koordinatorja për Luftimin e Tregtisë me Njerëz në Rajonin Skone, Lisa Green, ka deklaruar që në Malmo fëmijët refugjatë përdoren për trafikim seksual.
Green theksoj se vetëm në vitin 2014 në këtë drejtim janë bërë mbi 40 denoncime dhe numri i fëmijëve të përdorur për trafikimin seksual është shumë më i lartë aga ai që mendohet.
Ajo drejtoj kritika drejt organeve policore të cilët deri më tani nuk ka hetuar asnjë rast në këtë drejtim.