Dje, rreth mesditës, policia në Suharekë ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes e që dyshohet se nga kjo viktima ka tentuar të vetë helmohet duke përdor detergjent të llojit “Domestos”.
Më pas viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë dhe pas tretmanit fillestar është përcjell në Urgjencën e Spitalit Rajonal ku i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Ndërkaq, hetues policorë, në prani të avokatit e kanë marrë në pyetje të dyshuarin dhe pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i njëjti të dalët nën masën e arrestit.