Erdogan: Do ta kalojmë krizën, populli të sfidojë puçistët e të dalë të më presë në aeroport

0
271

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një intervistë direkte me skype për CNN turk, deklaroi e “do ta kalojmë dhe këtë krizë dhe i bëri thirrje popullit të dalë e të më presë në aeroportin e Stambollit”.

Erdogan tha se puçi është vepër e një minorance.

“Jam ende presidenti i Turqisë, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe i bëj thirrje popullit që t’i rezistojë puçistëve, të dalin në rrugë, t`i bëjnë ballë situatës dhe të dalë në aeroport.”

Sipas disa burimeve të BBC, Erdogan ndodhet në një vend sekret që për asye sigurie nuk bëhet e ditur.

Disa media turke theksojnë se presidenti turk është drejtuar drejt aeroportit “Ataturk” të Stambollit.

Erdogan, 62 vjeç ndodhet në drejtim të vendit që nga viti 2003, kur u zgjodh kryeministër i Turqisë e më pas u bë president. /tesheshi.com/