Sulejman Rexhepi: ‘Komandantët e Kumanovës’ më ofruan ndihmë për ta pastruar situatën me kundërshtarët

Sipas rrjetit të gazetarisë hulumtuese BIRN, kryetari i BFIM-së, Sulejman Rexhepi, përmes të punësuarve në BFIM, ka patur oferta nga ‘komandantët e Kumanovës’ për ta pastruar situatën me kundërshtarët e tij, por këto oferta janë refuzuar nga kreu i BFIM-së, transmeton Telegrafi.
Kjo është arsyeja përse Sulejman Rexhepi refuzoi që të merr pjesë në konferencën vjetore ‘’Dialog ndërmjet religjioneve dhe civilizimeve’’, duke konsideruar se nuk e ka vendin në atë mbledhje, pasi që organizimi i saj ka qenë nën tutelën e politikës dhe nën patronatin e diktatorit që nuk mbahet mend në historinë e politikës, Nikolla Gruevski.

Kreu i BFIM-së dyshon se Qeveria ka gisht në ‘’puçin’’ ndaj tij në BFIM, kur 40 kundërshtarë të tij e mbajtën të bllokuar selinë e BFIM-së, duke kërkuar tërheqjen e tij nga ky institucion. Ai shton se ekziston një lidhje në mes të këtij ‘’puçi’’ dhe ngjarjes së Kumanovës. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKim Mehmeti: Kryqi gjigantë në hyrje të lagjes Butel
Artikulli vijuesVIDEO – A është e vërtetë se ka patur Pejgamber me emrin DANIEL