Davutoglu: Vetëm 2 nga 57 sulmet e Rusisë janë kundër DAESH

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu konfirmoi sot se vetëm dy sulme ajrore ruse kishin në shënjestër DAESH-in, dhe se Turqia nuk do të bëjë lëshime për shkeljet ruse të hapësirës ajrore.

“Vetëm dy nga 57 sulme të Rusisë kanë goditur DAESH dhe të tjerat janë kundër opozitës së moderuar në Siri, mbështetur nga Turqia dhe SHBA-ja”, theksoi ai për shtypin.
”Këto shifra vijnë nga shërbimet ushtarake turke”, shtoi ai.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Turqia nuk do të bëjë lëshime përsa i përket shkeljes së hapësirës ajrore në kufirin sirian nga avionët luftarakë rusë, që ajo ka denoncuar këto kohët e fundit.

Artikulli paraprakNë Ankara ndërmerret operacion kundër organiizatës terroriste DHKP-C
Artikulli vijuesKurti mund të suspendohet për disa seanca