Sulm i armatosur ndaj stacionit të policisë në Zvornik të BeH: Vritet një polic dhe sulmuesi

“Në orën 19 në Policinë e Zvornikut ka hyrë një person i armatosur dhe me këtë rast duke thirrur ‘Allahu Ekber’ vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë”, tha për AA zëdhënësja e Sigurimit Publik në Bjelinë Alexandra Simojlovic
 
 Një person i armatosur ka vrarë me armë zjarri një polic, ndërsa ka plagosur dy të tjerë, paraprakisht duke hyrë në ndërtesën e SP të qytetit të Zvornikut, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Në orën 19 në Policinë e Zvornikut ka hyrë një person i armatosur dhe me këtë rast duke thirrur  ‘Allahu Ekber’ vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë”, tha për Anadolu Agency (AA), zëdhënësja e Sigurimit Publik të Bjelinës Alexandra Simojlović.
 
Sipas saj, nga shkëmbimi i zjarrit është vrarë edhe sulmuesi.
 
Hetimi është në vazhdim.
Artikulli paraprakJankullovska nuk kërkon falje për ofendimet ndaj shqiptarëve
Artikulli vijuesOKB: Tetë milionë njerëz të prekur nga tërmeti në Nepal