Të paktën shtatë civilë u vranë dhe 32 u plagosën në një sulm me bomba fuçi në Halep, të hedhura nga helikopterët e regjimit të Asadit.
Të paktën shtatë civilë u vranë dhe 32 u plagosën në një sulm me bomba fuçi në Halep, të hedhura nga helikopterët e regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet e mbrojtjes civile në Halep, helikopterë të forcave të regjimit të Asadit rreth mesnatës sulmuan me bomba fuçi në rajonin Adan i cili gjendet në veri të Halepit dhe qytezën Han Asel në perëndim të këtij qyteti.
Si pasojë e sulmit të paktën shtatë persona humbën jetën, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë, dhe u plagosën 32 të tjerë.
Të plagosurit u transferuan në spitalet e improvizuara në këtë rajon. Ndërkohë është raportuar gjithashtu se për shkak të sulmit infrastruktura në këtë rajon është dëmtuar rëndë.