Shtëpia Fokus Sulm terrorist në Bursa të Turqisë

Sulm terrorist në Bursa të Turqisë

Një sulm terrorist ka ndodhur në afërsi të hyrjes perëndimore të Ulu Xhami-së në Bursa të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Menjëherë pas shpërthimit një numër i madh ambulancash, ekipe shpëtimi dhe forcat policore kanë mbërritur në vend ngjarje. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta të qytetit të Bursës.

– Reagimi i Prefekturës së Bursës

Sipas një deklarate me shkrim nga Prefektura thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:26 sipas orës lokale, në afërsi të hyrjes perëndimore të Ulu Xhami-së.

Në deklaratë gjithashtu thuhet: ”Një grua e cila dyshohet si kamikaze ka hedhur veten e saj në erë. Sipas informacioneve të para si pasojë e këtij sulmi 7 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngarjeje.”

– Ministri i Shëndetësisë, Müezzinoğlu: Asnjë i plagosur nuk është në gjendje të rëndë

Një tjetër deklaratë në lidhje me sulmin terrorist ka ardhur nga ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu.

Ministri Müezzinoğlu ka thënë për mediat se në spitale gjenden 13 persona të shtruar.

”Nga 13 të plagosurit që ndodhen të shtruar në spitale asnjë nuk është në gjendje të rëndë. Uroj nga Zoti shërim të shpejtë për të plagosurit. Ndërkohë numri i personave që kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet mjekësore bashkë me të shtruarit ka shkuar në 20. Por disa nga këta raste kanë qenë të lehta” ka shtuar Müezzinoğlu në fjalën e tij.

Nga ana tjetër në lidhje me sulmuesen, Müezzinoğlu ka thënë: ”Personi që ka kryer sulmin vetëvrasës është një grua rreth 25 vjeçe. Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar për zbulimin e identitetin e sulmueses.”

 

Artikulli paraprakSëmundja që mjekët u fshehin pacientëve
Artikulli vijuesUshtrime që tregojnë se duhet të konsultoni mjekun për shtyllën e juaj kurrizore