Disa policë u plagosën në sulmin terrorist nga një grup terroristësh të armatosur të kryer sot në mëngjes në qarkun Macka në krahinën turke të Trabzonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Raportuesi i AA-së njofton se një grup i terroristëve të armatosur sot në mëngjes hapën zjarr mbi patrullën policore e cila kontrollonte trafikun në hyrjen kryesore të qarkut Macka.
Sipas informacioneve paraprake, nga sulmi janë plagosur disa policë, dhe më pas ka pasur një përplasje mes policisë dhe terroristëve.
Policët e plagosur u dërguan në spital ndërsa vazhdon operacioni për të kapur terroristët.