Mafia shqiptare kontrollon tregun e heroinës në Francë

Dy shpërndarës shqiptarë droge 25 dhe 40 vjeç, u dënuan përkatësisht me 3 dhe 5 vite burg nga gjykata e Annecy, në Francë, pasi u arrestuan në flagrancë me 4 kg heroinë.

Mediat franceze shkruajnë se sasia e drogës së sekuestruar dëshmon se mafia shqiptare, e cila kontrollon tregun e heroinës në Gjenevë, po vendos rrënjët e saj edhe në Francë, veçanërisht në qytetin bregdetar lindor Annecy.

Sipas autoriteteve franceze, që prej fillimit të vitit 2016, vetëm në lindje të Francës janë arrestuar 13 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të heroinës.

Televizioni francez TF1 njofton se mafia shqiptare e shtrirë në të gjithë zonën, arrin ta transportojë drogën nga Shqipëria deri në territorin francez dhe ofron çmime shumë të ulëta ne raport me grupet e tjera.

Artikulli paraprakMolliqaj: Kadri Veseli i përzuri Limajn e Krasniqin nga PDK-ja
Artikulli vijuesDeda: Demarkacioni me Malin i Zi, kusht i padrejtë për vizat