Anëtarët e organizatës terroriste PKK, me autobombë kanë kryer sulm ndaj Stacionit të Komandës së Xhandarmerisë në Cevizlik, në qytetin Mardin të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, në Stacionin e Komandës së Xhandarmerisë në Cevizlik, në qarkun Artuklu të Mardinit, terroristët e PKK-së kanë kryer sulm me autobombë.
Pas shpërthimit janë dërguar një numër i madh i ambulancave në rajon.
Sipas vlerësimeve të para një ushtar ka rënë dëshmor, një qytetar ka humbur jetën dhe janë plagosur 10 persona, mes të cilëve ka edhe civilë. Të plagosurit me ambulanca janë dërguar në spitalet në qytet.