VV: Hashim Thaçi fali tokë të Kosovës për t’u bërë president

Lëvizja Vetëvendosje kanë organizuar një aksion para banesës së Presidentit Hashim Thaçi.

Ata në disa pankarta kanë shkruar “Thaçi Brothers & Co, ktheje pasurinë e vjedhur, mos e fal tokën e Kosovës”.

Teuta Rrusta, aktiviste e kësaj lëvizje tha se Thaçi e ka uzurpuar një pjesë të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Hashim Thaçi së bashku më vëllezërit e tij e ka uzurpuar një pjesë të pronave të Kosovës dhe se vetëm karrigia e Presidentit është e vetmja mënyrë që ai të mbetët jashtë burgut”.

Rrusta tha se rreth kësaj çështjeje do të organizojnë aktivitete edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Artikulli paraprakIntelektuali nga Shqipëria ka këtë përgjigje për Akademikun
Artikulli vijuesSulm terrorist nga PKK-ja në Mardin të Turqisë