Sulm vetëvrasës me bombë në Sinai të Egjiptit, 24 të plagosur

Në një sulm vetëvrasës i cili kishte si objektiv qendrën e policisë në qytetin Arish në gadishullin e Sinait në Egjipt sipas të dhënave fillestare njoftohet se janë plagosur 24 persona, ku 18 prej tyre janë ushtarë
 
 
Në një sulm vetëvrasës i cili kishte si objektiv qendrën e policisë në qytetin Arish në gadishullin e Sinait në Egjipt sipas të dhënave fillestare njoftohet se janë plagosur 24 persona, ku 18 prej tyre janë ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas të dhënave nga burimet lokale mësohet se në rajonin El-Musaid të qytetit Arish një makinë e ngarkuar me bombë dhe e cila kishte si objektiv qendrën e policisë shpërtheu dhe si pasojë e shpërthimit u plagosen 18 ushtarë dhe dy civilë që ndodheshin pranë plagosen.
 
Gjithashtu mësohet se në vendin ku ka shpërthyer bomba ka patur edhe dëme në shtëpitë përreth. Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për këtë ngjarje./AA
Artikulli paraprakTiranë, krim i trefishtë në familje, vret gruan, vjehrrën dhe më pas veten
Artikulli vijuesKostandin Xhuvani dënohet me 35 vite burg