Egjipti, keqardhje për vonesën e njohjes së Kosovës!

Delegacioni parlamentar i Kosovës, i udhëhequr nga kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron për vizitë në Egjipt është takuar me ministrin për Çështje Parlamentare të Republikës së Egjiptit, Muhamed Mahsub.

Temë kryesore e takimit ishte njohja e Kosovës nga Egjipti, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministri për çështje parlamentare të Egjiptit, Mahsub ka shprehur keqardhjen për vonesën e njohjes së shtetit të Kosovës. Por krahas kësaj ai ka kërkuar edhe mirëkuptim për shkak të gjendjes aktuale në Egjipt, raporton RTK.

Delegacioni është takuar edhe me përfaqësues të Komisionit parlamentar për marrëdhënie me jashtë dhe atë për çështje të financave. Përfaqësues të këtyre komisioneve, vizitën zyrtare të delegacionit parlamentar të Kosovës e cilësuan si njohje të Kosovës. Në takime është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në aspektin parlamentar, tregtar, atë të zhvillimit ekonomik, kulturor etj.

Pas revolucionit të 25 janarit, kjo është hera e parë që një delegacioni parlamentar pritet zyrtarisht nga parlamenti i Egjiptit. Delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë edhe takime të tjera me zyrtar të lartë të parlamentit derisa të enjten do të ketë takime me kryetar të partive politike.kohaislame

Artikulli paraprakQeveria nuk di për investimet e Diasporës
Artikulli vijuesGoogle ndalon daljen e smartfonave Acer