Sulme ndaj vendbanimeve nën kontrollin e opozitarëve në Halep

Nga sulmet ajrore të regjimit të Sirisë dhe avionëve luftarakë të Rusisë ndaj rajoneve nën kontrollin e opozitarëve në Halep kanë humbur jetën 22 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile, forcat e regjimit dhe ata të Rusisë, dje në tërë vendin kanë shkelur armëpushimin i vendosur me rastin e Fitër Bajramit dhe kanë bombarduar zonat nën kontrollin e opozitarëve në Halep.

Si pasojë e bombardimeve të avionëve luftarakë të regjimit dhe Rusisë ndaj vendbanimeve në lagjet Biadin, Tarik el Bab, Salihiyin, Cezmatiy, qarkut Etraib dhe rajonit Kafr Halep në Halep humbën jetën 22 persona, në mesin e të cilëve ka fëmijë dhe gra.

Autoritetet të cilët theksojnë se në sulmet me bombë janë shkatërruar një numër i madh të ndërtesave, shtojnë se ekipet e mbrojtjes civile mundohen që të arrijnë tek njerëzit nën rrënoja.

Artikulli paraprakErdogan: NATO duhet të rinovohet përballë kërcënimeve të reja
Artikulli vijuesHistori e mrekullueshme për Bajram në Turqi