Numri i të vdekurve në sulmin vetëvrasës në një pikë kontrolli në qytetin e Babilonisë në Irak u rrit në 52, ndërsa numri i të plagosurve në 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Hamdi Yasin nga Drejtoria e Shëndetësisë në Babiloni për gazetarin e AA-së deklaroi se në sulm ndaj pikës së kontrollit në hyrje të qytetit kanë humbur jetën 52 persona, ndërsa 100 të tjerë janë plagosur.
Autorësinë e këtij sulmi e mori përsipër organizata terroriste DAESH.