Islanda refuzon hyrjen në BE

Islanda nuk do të jetë më në BE. Kështu ka vendosur qeveria e këtij shteti edhe zyrtarisht i ka ndërprerë bisedimet me Brukselin, duke shpërbërë ekipin negociator. Vendimin mbi ndërprerjen formale të bisedimeve me Bashkimin Evropian e ka bërë publik ministri i Punëve të Jashtme, Gunnar Bragi Sveinsson para Parlamentit.

“Ekziston konsensusi në qeveri mbi këtë çështje. Procesi është ndërprerë, por nuk e kemi mbyllur derën. Ne do të përmirësojmë komunikimin dhe të forcojmë lidhjet me Bashkimin Evropian, por pa anëtarësim”, ka thënë ai.
Islanda ka një kohë të gjatë ka negociuar me Bashkimi Evropian për anëtarësim. Por me ardhjen në pushtet të qeverisë së re pritej çasti se kur Islanda të bëhej pjesë e BE-së, por ndodhi e kundërta sepse ajo e refuzoi BE-në. Edhe pse në Bruksel shtetet anëtare mendojnë se qeveria e re do të pendohet për vendimin e marrë.
Para dy muajsh kryetari i Komisionit evropian Jose Manuel Barroso ka deklaruar se dera për Islandën ende është e hapur, por se koha po skadon dhe kryeministri i Islandë duhet të vendosë se çfarë dëshiron.
Islanda kërkesën për anëtarësim në BE e ka paraqitur që në vitin 2009, pasi në atë kohë shteti po ballafaqohej me krizë të madhe financiare dhe gati me kolaps të sistemit bankar. Kjo krizë ndikoi tek qytetarët e Islandës që të mbështetin anëtarësimin e vendit në BE.
Por pas 4 vitesh Islanda u rimëkëmb dhe e kapërceu krizën dhe kjo mbështetje po zvogëlohej gjithnjë e më shumë duke arritur deri atje sa shumica e qytetarëve kundërshtuan hyrjen në BE.
/Shekulli/kohaislame

Artikulli paraprak44 vjet pas paraqitjes së kërkesës, vihet guri i themelit i xhamisë së parë në Slloveni
Artikulli vijuesLançohet Firefox 24 për pajisjet desktop dhe mobile