Pothuajse 50% e njerëzve që kanë përjetuar sulm në zemër, pohojnë se kanë pasur simptoma rreth një muaj më parë, por shumica e tyre nuk i kanë kushtuar vëmendje dhe kjo neglizhencë ndoshta iu ka kushtuar shumë në jetë!
Disa nga pacientët që i kanë mbijetuar sulmit në zemër, kanë dëshmuar se një muaj më parë kanë pasur simptoma si vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje e rëndë në gjoks.
Meshkujt janë më të prirur për dhimbje në gjoks, ndërsa femrat vështirësi në frymëmarrje. Tek meshkujt mund të paraqitet problemi me ereksionin, e që është faktor për ngushtimin e enëve të gjakut.
Femrat (rreth 70%) janë më të prirura për ndjesinë e lodhjes së fuqishme dhe afatgjate, madje edhe disa javë para sulmit. Nëse muskuli i zemrës nuk punon si duhet, kjo mund të shkaktojë ënjtje të këmbëve dhe patjetër ti kushtoni vëmendje këtyre simptomave.
Ja 6 shenjat paralajmëruese që mund të ndodhin një muaj më herët, para se të përjetoni sulm në zemër:
Lodhje
Nëse arteriet ngushtohen, zemra merr më pak gjak nga sa është mësuar, dhe si rezultat i kësaj funksionon shumë vështirë. Kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës.
Pa frymëmarrje
Nëse zemra pranon më pak gjak, kjo nënkupton se mushkëritë marrin më pak oksigjen se normalja. Nëse keni probleme me frymëmarrjen, kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo do të thotë se po i afroheni kohës së pësimit të ndonjë sulmi në zemër.
Plogështi
Nëse trupi juaj ligështohet, pra ndjeni plogështi, kjo ndodhë sepse arteriet bëhen më të ngushta dhe pengojnë qarkullimin e gjakut si duhet. Muskujt nuk funksionojnë ashtu siç kanë nevojë dhe për atë ndodhë deri tek rrëzimi apo përplasja.
Marramendje dhe djersitje e ftohtë
Qarkullimi i dobët është fajtor për këtë si dhe për kufizimin e rrjedhjes së gjakut në tru, gjë që është shumë e rrezikshme për jetën. Në këtë gjendje, ju do të ndjeni marramendje dhe konfuzion. Mos i injoroni këto shenja.
Presion në gjoks
Nëse keni simptoma të hershme të sulmit në zemër, ka gjasa të ndjeni siklet në gjoks, dhembje të lehtë apo presion të lartë të gjakut.
Simptoma të gripit apo ftohjes
Nëse ndjeheni si kur keni simptoma të gripit apo ftohjes pa qenë sezona e dimrit, kjo mund të jetë një tregues për ndonjë sulm në zemër në të ardhmen e afërt. Shumë persona pasi i kanë mbijetuar sulmeve të tilla, kanë theksuar se disa ditë para sulmit të tyre kanë pasur simptoma të tilla si psh. kollë ose temperaturë, thuhet në Bright Side.