Sulmohet me armë kapiteni i policisë

Një kapiten i Policisë së Kosovës ka qenë cak i sulmit me armë zjarri në Zubin Potok. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndërsa nuk raportohet për të plagosur. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur në shtëpinë e policit i cili jeton me gruan dhe vëllain.

Viktima i nacionalitetit serb, menjëherë e ka paraqitur rastin në polici ku përmes telefonit ka thënë se persona NN kanë gjuajtur një mjet shpërthyes dhe kanë shtënë me armë automatike në shtëpinë e tij.

Mësohet se nga të shtënat janë dëmtuar dera e hyrjes, dritarja e shtëpisë dhe automjeti i tij civil, ndërsa në rrugë para oborrit janë gjetur rreth 20 gëzhoja. Të gjitha njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.  /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakVjen Firefox 14
Artikulli vijuesTrevjeçari që nuk fle kurrë