Plani i Donald Trump për emigracionin, ku zotohet se do të dëbojë brenda 18 muajve të gjitha emigrantët e paligjshëm, u kundërshtua ashpër nga rivalët e tij në garën brenda republikanëve për të marrë kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë debatit të radhës televiziv, të mbajtur në Milëaukee, Jeb Bush dhe John Kasich e cilësuan planin e Trump si të pazbatueshëm, i mungon prakticiteti dhe përçarës.
Trump propozoi ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën.
“Të gjithë e dimë që të marrësh ata (emigrantët e paligjshë), t’i hipësh në një anije dhe t’i dëbosh është e pamundur. Është një argument i sëmurë, një argument fëminor”, deklaroi John Kasich.
Nga ana e tij, Jeb Bush tha se plani në fjalë do të përçajë familjet dhe ndër të tjera ushqen përkrahjen elektorale për Hillary Clinton.
Një tjetër pikë e nxehtë brenda republikanëve është edhe politika e jashtme. Marco Rubio shpalosi planin e tij për rritjen e shpenzimeve ushtarake, por kjo ide u kundërshtuar nga Rand Paul, i cili tha se kjo shkon përkundër parimeve të konservatorëve.
Zgjedhjet brenda dy kampeve, kur demokratët dhe republikanët do të vendosin për kandidatet e tyre përfundimarë, zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në nëntor mbahen zgjedhjet presidenciale.