Turistët rusë dynden drejt Turqisë

Pas heqjes së sanksioneve turistike nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, rusët u dyndën drejt agjencive turistike, kurse shoqëritë ajrore ruse nuk përballojnë dot fluksin e kërkesave.

Me qëllim përballimin e kërkesave firmat e udhëtimeve u kanë bërë thirrje autoriteteve për të rritur numrin e fluturimeve ‘charter’. Ndërsa turistët dhe agjencitë turistike kërkojnë organizimin me shpejtësi të fluturimeve ‘charter’, kompanitë ajrore turke kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur me avionë firmat ajrore ruse.

“Për momentin po kalojmë ditët më të ngjeshura në transportin e udhëtarëve. Po punojmë për të bërë ndryshime në fluturimet ‘charter’ me qëllim për të dërguar pasagjerët në Turqi”, thotë zv.ministri i Transportit të Rusisë, Valeri Okulov. Kurse disa shoqëri ajrore ruse për shkak të numrit të ulët të pasagjerëve kanë anuluar fluturimet me destinacion Greqinë dhe Qipron. Mësohet se shoqëritë ajrore në fjalë punojnë për ti orientuar këta avionë drejt Turqisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (SHGM) bëri të ditur se fluturimet ‘charter’ nga Rusia drejt Turqisë do të fillojnë të enjten. “Drejtoria jonë e Përgjithshme ka miratuar kërkesën e Rusisë për 17 fluturime ‘charter’ në Turqi duke filluar nga data 7 korrik”, thuhet në një njoftim të SHGM-së.

Fluturimet ‘charter’ ndërmjet dy vendeve ishin ndërprerë në 1 dhjetor 2015 pas krizës së avionit me Rusinë.

Artikulli paraprakDramë në Gostivar, vëllai therrë me thikë vëllain në marketin e tij
Artikulli vijuesMe ndihmën e komunës Bujukçekmexhe, Struga bëhet me park modern për fëmijë