Surface Windows 8 Pro, në shitje nga data 9 Shkurt

Microsoft ka vendosur që të nxjerr në dispozicion modelin e tabletit Surface Windows 8 Pro, nga data 9 Shkurt. Ky tabletë vjen më procesorë Intel Core I5 dhe o të ketë çmimin 899 $ (667 €) . I pajisur me procesor Intel Core I5 dhe 4GB RAM, Surface Windows 8 Pro ofron fuqinë dhe performancën e një laptopi në një formë tablete dhe gjithashtu posedon të gjitha aplikacionet e Windows 8 si dhe ato të versionit Windows 7, ka thënë Microsoft në blogun e tyre zyrtar TechNet.

Tableti do të jetë në dispozicion në dy variante, 64GB dhe 128GB. Ai gjithashtu vjen me një stilolaps Surface Pen (për të vizatuar, dizajnuar dhe shkruar), Microsoft thotë se ky do të jetë një mjet i dobishëm për njerëzit që duan të përdorin kreativitetin e tyre ne Surface Windows 8 Pro.

Karakteristikat tjera përfshijnë, Ekranin 10.6 inç ClearType HD e plotë 1080p me prekje (touchscreen), dy kamera LifeCam HD frontale dhe atë të pasmen më rezolucion 720p, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, USB 3.0, sloten për kartë microSDXC, Mini DisplayPort, Handset Jack dhe CoverPort. |ameble|

Artikulli paraprakAkupunktura
Artikulli vijuesKisha nxjerr banorët e 10 familjeve nga banesa