Pasta termale Be Quiet!

Së shpejti në treg do të paraqitet pasta termale e re nga kompania Be Quiet!.

Do të quhet DC1, ndërsa prodhuesi thotë që do të ketë karakteristika të shkëlqyeshme dhe mund të aplikohet lehtë. Bëhet fjalë për një raport të mirë të elementeve prej metali dhe silikoni që sigurojnë performanca të shkëlqyeshme dhe e bëjnë DC1 një zgjedhje të mirë për cilindo lloj të shfrytëzuesit. Përçueshmëria termale prej 7.5W/mK është shumë e mirë, ndërsa bashkë me mundësinë e punës në temperatura në harkun prej -50 deri +150 gradë Celsius, DC1 është mjaft konkurrente “në letër” me ofertën e prodhuesve tjerë të këtij klasi. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakFacebook me dizajn të ri, gjatë javës!
Artikulli vijuesInteresante: Përqafimi i fortë largon lemzën