Surroi iu zvarrit Thaçit për Presidencën

“..një veprim që më ka bërë të ndihem i ndotur, duke qenë dëshmitarë i tij, ka qenë kur e kam shikuar Veton Surroi të zvarritet para kryeministrit, duke e lutur që të bëhej president. Dhe kjo ka ndodhur në shtëpinë time, në fund të tetorit, apo në fillim të nëntorit të viti 2010..”, rrëfen për Kosovën Sot, ambasadori Amerikan Kristofer Dell.

Ambasadori në largim ka folur për momentet kritike në Kosovë dhe për protagonistët e këtyre viteve, korrupsionin, veriun, Dik Martin, Gjykatën Kushtetuese etj.
Ai ka shprehur përsëri dashurinë për Kosovën duke thënë se i vie shumë keq se është duke e lenë këtë vend.
Ambasadori Dell, në intervistë, ka përmendur disa kriza dhe disa ngjarje që kanë qenë shumë të rëndësishme për të, si rastin e shkarkimit të presidentit Fatmir Sejdiut, zgjedhjen e Atifete Jahjagës dhe aksionin e 25 korrikut në veri të Kosovës, por që sipas tij këto ngjarje Kosovën e kanë bërë më të fortë.
Dell ka deklaruar se partitë politike kanë bërë tendenca që Presidenca të përdoret si një figurë në një lojë më të madhe shahu për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme dhe krijim të qeverive të reja.
Lojën Presidenciale, si e ka quajtur Dell, e ka luajtur dhe që është duke e luajtur akoma, është Alenanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili thotë se kjo parti ka tentuar që për kryeministër të ketë Ramush Haradinajn dhe duke shtyrë Hashim Thaçin në Presidencë në një të ardhme të afërt. Por që kjo lojë e shahut Dell thotë se është shtyrë edhe për katër vitet e ardhshme.
Dell e ka quajtur të suksesshme punën e Presidentes Atifete Jahjaga, ndërsa ka thënë që në Qeverinë e vendit ka korrupsion.  /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakUji lufton diabetin
Artikulli vijuesTragjedi në Mesdhe, mbyten 54 refugjatë