Bogdanoviq: Në Merdar u përdorën armë zjarri

 

I ashtuquajturi ministër për “Kosovë e Metohi” në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka kërkuar sot hetim të shpejtë se si ka ndodhur incidenti në pikëkalimin kufitar në Merdar, kur, sipas mjekëve serbë, “janë plagosur 20 serbë, nga të cilët tre me armë zjarri”.

 

Sipas tij kjo është e domosdoshme të bëhet në mënyrë që “të mos akuzohet sërish njëra palë dhe në mënyrë që situata e krijuar të zgjidhet në mënyrë të duhur”, transmeton TV Most i Zveçanit.

 

“Ai ka shfaqur shpresën se hetimi do të tregojë se çka realisht ka ndodhur në Merdar dhe përse janë përdorur armë zjarri nga të cilat janë plagosur dhjetëra serbë”, transmeton agjencia FoNet deklaratën e tij.kohaislame


Artikulli paraprakRihapet kalimi kufitar në Merdare
Artikulli vijuesKamishi me sy të ënjtur: Vetevendosje po më hakmerret