Prifti polak i cili pranoi se ishte homoseksual dhe se jeton me shokun me të cilin është në marrëdhënie, u pezullua nga detyra
Krzysztof Haramsa 43 vjeçar, deklaroi se është homoseksual dhe e kritikoi Vatikanin për sjelljen ndaj homoseksualëve, në prag të takimit të rëndësishëm të peshkopëve nga e gjithë bota në Vatikan.
Menjëherë pas kësaj deklarate Vatikani mori vendim për shkarkimin e tij nga shërbimi, ndërsa ipeshkvia e Polonisë ka njoftuar se prifti është pezulluar nga detyra për shkak të mënyrës së tij të jetesës dhe se pas kësaj ai nuk do të mund t`i vesh më rrobat e shenjta.