Tronditëse, mësuesja përdhunon një nxënës 10-vjeçar dhe mbetet shtatzënë

Një mësuese në Zelandën e Re, ka mbetur shtatzënë, pasi ka përdhunuar një djalë 10-vjeçar, duke u justifikuar se “kam rënë në dashuri me të”.

Gruaja është akuzuar se ka abuzuar me nxënësin e saj, përpara se të mbetej shtatzënë dhe më pas ka abortuar për të mos ngjallur dyshime.

Megjithatë, mësuesja, ashtu siç shkruan gazeta britanike “Daily Mirror”, ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se fëmija kishte rënë në dashuri me të, por që nuk kishte ndodhur asnjëherë asgjë mes të dyve.

Episodi ka ndodhur në Zelandën e Re dhe procesi gjyqësor po zhvillohet në Wellington. Ajo që ka futur në telashe gruan e re, kanë qenë deklaratat e vetë vogëlushit, i cili ka treguar në gjykatë se është përkëdhelur dhe puthur nga mësuesja e tij.

Dedektivi Sergeant Meline Warren tha se nga hetimet, kanë dalë edhe foto “hot” të mësueses të dërguara në telefonin e nxënësit të saj. Mësuesja është pezulluar dhe tani rrezikon një dënim të rëndë.

Artikulli paraprakOKB kritikon Çekinë për trajtimin e migrantëve
Artikulli vijuesSuspendohet prifti homoseksual