Tadiqi s’heq dorë: “Edhe Evropa, edhe Kosova”

– Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën “Edhe Evropa, edhe Kosova”.

“Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadiq gjatë duelit televiziv me kundërkandidatin e Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikoliq.

Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet, porse ka akuzuar Tadiqin se u shmanget përgjegjësive dhe nuk do që brenda Serbisë të arrihet konsensusi për politikën ndaj Kosovës.

Me politikën “Edhe Evropa, edhe Serbia”, raporton Rel, Tadiqi këmbëngul edhe në rrugën evropiane të Serbisë, edhe në, siç thotë ai, sovranitetin e shtetit serb mbi Kosovën.

Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, Tadiqi dhe Nikoliqi kanë fituar më së shumti vota, por asnjëri numrin e mjaftueshëm për të shmangur balotazhin./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPërurohet xhamia në Siqevë
Artikulli vijuesTë shohësh të vërtetën