Tajvani ofron ndihma për familjet siriane

Në qytetin Kilis të Turqisë janë shpërndarë ndihma për familjet siriane dhe turke në nevojë, ku përfshihen veshje dimërore

Fondacioni Botëror i Biznesmenëve të Tajvanit me një ceremoni në qytetin Kilis të Turqisë ka shpërndarë ndihma për familjet siriane dhe turke në nevojë, ku përfshihen veshje dimërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë e ndihmave të dhuruara për 10 mijë persona në kuadër të fushatës së ndihmave të kryera me bashkëpunimin e Fondacionit Botëror të Biznesmenëve të Tajvanit, Gjysmëhënës Kuqe Turke, Federatës së Veshjeve të Gatshme dhe Modës dhe nga bashkia e qytetit Kilis, është shpërndarë për personat në nevojë në ambiente e drejtorisë së zjarrfikëseve nga ambasadori i Tajvanit në Ankara, Yaser Tai-hsiang Cheng, kryetari i bashkisë së qytetit Kilis, Hasan Kara, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Botëror të Biznesmenëve të Tajvanit, Jeff Yao, etj.

Për fëmijët dhe gratë ku ndodheshin edhe refugjatë sirianë janë ndarë veshje dimërore si pantallona, xhupa dhe çizme.

Ambasadori i Tajvanit në Ankara, Yaser Tai-hsiang Cheng, gjatë një fjalimi ka vënë në dukje se dëshirojnë të bashkëpunojnë me Turqinë në çështjen e ndihmave humanitare. Ai tha se “shpërndarja e këtyre ndihmave është një hap i vogël, por është një fillim i bukur nga qeveria e Tajvanit. Me ju do të vazhdojmë një bashkëpunim të mirë. Unë shpreh falënderime të shumta kryesisht për kryetarin e Bashkisë Hasan Kara, Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe të gjithë të pranishmit.”

Ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit Kilis, Hasan Kara ka theksuar se këto ndihma të dërguara nga Tajvani kanë një rëndësi të madhe.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Tajvani pavarësisht se është larg me mijëra km nga Turqia ka ofruar ndihma për sirianët, Kara është shprehur “Pavarësisht se Tajvani është një vend i cili pothuajse është i pamundur të ndikohet aspak nga ngjarjet në Siria, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes në emër të krenarisë njerëzore kryen ndihma teksa dikush mbyll kufijtë, dikush mbyll veshët. Historia ka dy lloje të njerëzve, njerëz të cilët i lënë njerëzit të jetojnë nëpër plehra duke mbyllur derën, zemrën dhe kufirin dhe të tjerët janë ata që dëgjojnë zërin e ndërgjegjes, që në emër të njerëzisë qëndrojnë në krah të atyre që janë viktima dhe të shtypur. Për këto ndihma falënderoj pafundësisht popullin e Tajvanit.”

Ndërsa CEO i Fondacionit Botëror të Biznesmenëve të Tajvanit, Jeff Yao, ka theksuar se objektivi i tyre është që ti shpërndajnë këto ndihma për sirianët. Pasi ka shpjeguar se ka patur dëshirën që të ndjekë vetë personalisht punimet e kryera në lidhje me sirianët, Yao është shprehur se “Përgëzojmë popullin turk që ka ndihmuar vëllezërit tanë sirianë. Arsyeja e ardhjes sonë këtu në Kilis ishte që të shikonim personalisht situatën këtu. Këtë herë kemi sjellë veshje të ndryshme. Shpresojmë që këto ndihma humanitare ti vazhdojmë kryesisht në çështjen e arsimit.”

Artikulli paraprakRrëfim suksesi: Rinia e diasporës shqiptare – shpik teknologji të re, krijon vende pune edhe në Prishtinë
Artikulli vijuesMogherini paralajmëron Trumpin: Jo ndërhyrje në punët e BE-së