Trump dhe Kim u takuan më 12 qërshor të vitit të kaluar në Singapor, ku ranë dakord për denuklearizimin e Gadishullit Korean
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka njoftuar se në fund të muajit shkurt do të mbahet takimi i dytë mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me zv/shefin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Koresë së Veriut, Kim Yong-chol.
“Presidenti Donald J. Trump zhvilloi një takim me Kim Yong-chol për një orë e gjysëm në lidhje me denuklarizimin (e Koresë së Veriut) dhe samitin që do të zhvillohet në fund të muajit shkurt”, tha zëdhënësja Sanders.
Ndër të tjera, në lidhje me samitin që do të mbahet, Sanders tha se, “Presidenti po pret me padurim takimin me Kim, ndërsa vendi i zhvillimit i do të njoftohet më vonë”.
Trump dhe Kim u takuan më 12 qërshor të vitit të kaluar në Singapor, ku ranë dakord për denuklearizimin e Gadishullit Korean.