Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, është takuar sot gjatë ditës, e premte, në Vatikan, me Papa Françeskun.
Siç thuhet nga zyrtarët për media të Vatikanit, temat kryesore ishin, kriza e refugjatëve dhe çështja e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA, përcjellë Klan Kosova.
Sipas ANSA-s biseda zgjati 35 minuta dhe Nikoliq i dorëzoi Papës një kopje të monografive të manastireve serbe të Kosovës.