Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar shfrytëzuesit e hapësirës publike se pas datës 31 mars, ekipet e saj do të jenë në terren për t’i bërë verifikimet rreth kësaj, dhe në secilin rast ku vërehet shmangie nga pagesa do të shqiptohen gjoba dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit/mallrave nga hapësira publike, shkruan sot Koha Ditore.
Vjet, Komuna u ka dhënë afro 400 leje bizneseve shërbyese hoteliere për shfrytëzimin e hapësirës publike, për sezonin e kaluar veror, duke arkëtuare nga ky aktivitet 425 mijë euro. Ndërsa, për sezonin dimëror janë dhënë edhe 121 leje të tjera, pagesat e të cilave janë ende në procedurë.