Dagestan: Forcat ruse pohojnë se kanë vrarë nëntë luftëtarë musliman

Forcat ruse në Dagestan pohojnë se kanë vrarë nëntë luftëtarë musliman përfshirë një kryekomandant të tyre, në qytetin Buinaksk.

Komiteti Anti-terror i Rusisë ka thënë se militantët janë vrarë gjatë një bastisjeje në një shtëpi, ditën e martë.

Bammatkhan Sheikhov, udhëheqësi i grupit, është në mesin e të vrarëve.

Dagestani është bërë epiqendër e një kryengritjeje islamike, e cila është përhapur nëpër rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, pas dy luftërave në Çeçeni.

Artikulli paraprakPyjet e Afrikës
Artikulli vijuesAfganët dëshmojnë në gjykimin e terroristit amerikan Bales