Të burgosurit palestinez në grevë urie

Palestinezët që mbahen të burgosur në burgjet e Izraelit kanë filluar me grevë urie.

Greva e të burgosurve, të cilët ankohen në kushtet e burgjeve, do të zgjas një ditë.

“Këshilli i lartë i të burgosurve në burgjet e Izraelit”, deklaroi se gjendja shëndetësore e 4 palestinezëve, të cilët janë në grevë urie 200 ditë për të tërhequr vëmendjen në kushtet e rënda në burgjet e Izraelit, është përkeqësuar edhe më shumë.

Në deklaratë ndër të tjera u tha se një palestinez tjetër do të jetë në grevë urie njëditore me qëllim të përkrahjes së shokëve të tij.

Të burgosurit thanë që në qoftë se nuk përmirësohen kushtet nëpër burgje kjo protestë do të marrë përmasa më serioze.

Ndërkaq edhe familjarët e të burgosurve demonstruan sot në shenjë revolte ndaj Izraelit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara deklaruan se gjendja shëndetësore e të burgosurve është mjaftë shqetësuese./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTronditëse: Snajperisti izraelit publikon fotografinë ku ka në shënjestër një fëmijë palestinez
Artikulli vijuesJemen, avioni rrëzohet në kryeqytet, viktima (Video)