Tronditëse: Snajperisti izraelit publikon fotografinë ku ka në shënjestër një fëmijë palestinez

Snajperisti izraelit shkaktoi kontroversja, polemika dhe zemërim në mbarë botën pasi në shërbimin online Instagram ka postuar fotografinë në të cilën shihet se si ai e mbanë në shënjestër një fëmijë palestinez.

Pasi fotografia u përhap në tërë botën dhe ka shkaktuar reagime të ashpra, snajperisti 20-vjeçar 20-vjeçar Mor Ostrovsky, e ka hequr foton.

Ushtria izraelite ka distancuar veten nga veprimet e ushtarëve dhe urdhëroi një hetim të plotë për këtë incident.

“Kështu duket okupimi. Kështu duket kontrolli ushtarak mbi popullatën civile”, thanë përfaqësuesit e organizatës “Breaking the Silence” (Thyerja e heshtjes), një grup i veteranëve të ushtrisë izraelite që përpiqet të rris ndërgjegjësimin në lidhje me atë çfarë është në të vërtetë ndodh në atë rajon, shkruan ABC. 

Pas fshirjes së fotos, Ostrovsky ka shuar edhe profilin e tij në Instagram. /kohaislame

Artikulli paraprakBASHKËSHORTJA JUAJ ËSHTË E GJITHË BOTA PËR TY
Artikulli vijuesTë burgosurit palestinez në grevë urie