Të dërguarit e SHBA-së kërkojnë lirim urgjent të Timoshenkos

Pas Presidentes së Lituanisë, Dalia Grybauskaite, një i dërguar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadori amerikan në Ukrainë kanë vizituar ish kryeministren e burgosur Julia Timoshenko në spital, në një kohë që janë shtuar kiritikat e Perëndimit mbi trajtimin e saj.

Zëvendësi i ndihmës-sekretarit të Shtetit Tomas Melia dhe ambasadori Xhon Teft vizituan Timoshenkon në spitalin shtetëror në Karkiv, ku ajo po mjekohet për dhimbjet e shpinës.
Ambasadori Teft u tha gazetarëve pas vizitës, se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë atë që ai e quajti “persekutim selektiv i Timoshenkos”, dhe bëri thirrje për lirimin e saj.

Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg vitin e kaluar për shpërdorim të detyrës, ndërsa mbështetësit e saj thonë se ishte hakmarrje politike nga presidenti Viktor Janukoviç.
Ajo është dërguar në spital javën e kaluar sipas një marrëveshjeje, në bazë të së cilës, ajo do të trajtohet nga një mjek gjerman. /indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakGjithçka nisi me bombën kundër Salih Kastratit
Artikulli vijuesEPILEPSIA – SEMUNDJA E TOKES