Deputeti tallet me guvernatorin gay: I uroj të mbetet shtatzënë

Deputeti legist në Itali, Alberto Torazzi, ka vënë në lojë guvernatorin e rajonit të Puglias, Nichi Vendola, pas deklaratave të këtij të fundit se deputetët legistë janë miopë dhe nuk e shohin gjendjen reale në Puglia, shkruan tema.

“I urojmë Vendolas, ose gjysmës së tij të ëmbël, të mbetet shtatzënë. Mbase pastaj do të interesohet për problemet e Puglias dhe vendit”, deklaroi Torazzi, duke ironizuar kështu faktin se Vendola është gay dhe bashkëjeton me një mashkull.
Sipas tij, e vetmja gjë që Vendola ka thënë deri më tani, është që duhen më shumë të drejta dhe që është I dashuruar e do të martohet, duke anashkaluar problemet./tema/kohaislame

Artikulli paraprakUNICEF: Ulet vdekshmëria fëmijërore në botë
Artikulli vijuesBeqiri, Buzhalës: Disa kanë jetuar me byrek, e tash janë milionerë?