“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimit për 7 persona – anëtarë të ISIS”, njoftojnë nga Prokuroria, në lidhje me aksionin e sotëm, njofton Portalb.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Organizim terrorist të nenit 394. Paragrafi 2 nga Kodi Penal”.
“Në aksionin e sotëm të organizuar në orët e hershme të mëngjesit, janë arrestuar tre persona nga Shkupi dhe një person nga Tetova – ish anëtarë të ISIS, përderisa 3 personat e tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet. Duke vlerësuar bazat ligjore, kompetencat e prokurorit, deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, është propozuar që të dyshuarve t’u shqiptohet masa e paraburgimit”, shtojnë nga Prokuroria.