Të diplomuarit në Kosovë rrinë në shtëpi

Më shumë se 5 mijë studentë diplomojnë brenda vitit në Universitetin e Prishtinës, por shumica prej tyre mbesin në shtëpi për shkak papunësisë. Kjo madje pritet t’i ndodhë studentëve edhe për një kohë të gjatë.

Vetëm gjatë vitit 2013/2014, sipas Entit të Statistikave, numri i të diplomuarve është 7 mijë e 621, prej tyre 6 mijë e 628 të diplomuar në bachelor, e 993 të tjerë studentë të diplomuar në master. Sa përket numrit të të regjistruarve për herë të parë në vitin akademik 2014/2015 në të gjitha universitetet publike, numri i tyre sillet 44 mijë e 84 studentë, ku përfshihen studentët e nivelit bachelor dhe master.
Edhe pse një numër kaq i madh arrin të regjistrohen në Universitet, një numër i vogël i tyre arrijnë të diplomojnë, e kjo sipas njohësve të arsimit vjen si pasojë e mos efikasitetit të studimeve.
Drejtori i departamentit të statistikave sociale, Bashkim Bellaqa ka treguar për KP, se gjatë vitit akademik 2013/2014 në të gjitha universitetet publike, kanë arritur të diplomojnë 7 mijë e 621 studentë, prej tyre 6 mijë e 628 bachelor, si dhe 993 të diplomuar n ë studime master.
Bellaqa: 44 mijë e 84 studentë në universitetet publike
“Sa i përket numrit të të regjistruarve për herë të parë në vitin akademik 2014/2015, pra në të gjitha universitetet publike, numri i tyre sillet 44 mijë e 84 studentë, pra aty duke përfshirë nivelin bachelor dhe master… Në nivelin bachelor dhe master sipas publikimit të vitit 2013/2014, numri i të diplomuarve është 7 mijë e 621 të diplomuar, prej tyre në nivelin bachelor 6 mijë e 628 të diplomuar, si dhe në nivelin master 993 studentë të diplomuar. Prej tyre në numrin e të diplomuarve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka qenë 5 mijë e 737, ndërsa në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” numri i të diplomuarve ka qenë 891”, tha Bellaqa.
Por numri i studentëve të diplomuar, nga viti në vit ka ndryshuar. Në vitin 2010 /2011 numri i të diplomuarve ishte 3 përqind më i vogël se viti 2013/2014. Numri i të diplomuarve sipas Bellaqës, ka shënuar rritje të theksuar në vitin 2013/2014, ku përfshihen studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ishte 6 mijë e 628 studentë.
Bellaqa: 65 përqind më shumë studentë se sa në vitin 2012/2013
“Krahasuar me numrin e të diplomuarve sipas viteve akademike 2010/2011 deri në vitin akademik 2013/2014, në sektorin publik kanë diplomuar gjithsej19, 492 studentë, nga viti akademik 2010/2011 deri në 2013/2014 nëse i analizojmë trendët e të diplomuarve rezulton se të diplomuarit në vitin akademik 2011/2012 ishte më i vogël se në vitin akademik paraprak. Do të thotë vitin akademik 2010/2011 ishte më i vogël për 3 për qind. Por rritje të theksuar të numrit të numrit të diplomuarve kemi pas në v itin 2013/2014, ku numri ishte 6,628 studentë të diplomuar, pra duke përfshirë Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit. Nëse e krahasojmë me vitin 2012/2013 ishte 4 mijë e 800 studentë të diplomuar, këtu rezulton do të thotë kemi rritje të të numrit të diplomuarve për 65 përqind”, tha ai.
Numri më i madh i studentëve të diplomuar sipas Entit të Statistikave, del të jetë Fakulteti Ekonomik me 1 mijë e 312 studentëve, e më pas prin Fakulteti i Edukimit.
Por nëse bëjmë krahasimin e të diplomuarve në aspektin gjinor, del se femrat prin në të gjithë fakultetet, përveç inxhinierisë, arkitekturë dhe ndërtimtari.
Ndryshe, nga ajo që në bachelor diplomojnë më shumë femra, në studime master prijnë meshkujt. Në vitin 2013/2014 kanë diplomuar 993 student prej tyre 538 meshkuj, ndërsa 455 femra.
Eksperti i arsimit Dukagjin Popovci tha se në Kosovë janë dik u rreth 120 mijë studentë, ku prej këtyre do të do duhet të diplomonin të paktën 25 mijë, por që një gjë e tillë nuk është e mundur. Sipas Popovci, diplomojnë shumë pak për shkak të efikasitetit të studimeve që nuk janë në nivelin e duhur. Ai tha se ekziston një dallim i madh mes numri të vendeve të punës dhe numrit të të diplomuarve. Sipas tij, në Kosovë studentët do të vazhdojnë për një kohë të gjatë të përballen me papunësinë.
Popovci: Një kohë të gjatë studentët do të mbesin pa punë
“Janë diku rreth 120 mijë studentë në Kosovë dhe normalisht që çdo vit do të duhej të diplomonin diku 25 mijë deri në 30 mijë, por nuk diplomojnë aq. Diplomojnë shumë më pak për shkak se efikasitetit i studimeve nuk është në nivelin e duhur e nga ana tjetërnë Kosovë besoj që çdo vit hapen diku rreth 7-8 mijë vende pune maksimum, kështu që këtu ekziston njà « deskrepancë e madhe mes numrit të vendeve të punë dhe numrit të atyre që diplomojnë ose atyre që do të duhej të diplomojnë çdo vit dhe absolutisht në Kosovë jo vetëm tash por edhe shumë vite nuk do të ketë punë për të gjithë ata të cilët diplomojnë. Unë mendoj se zgjidhja e kësaj është që këta studentë të pajisen me shkathtësi gjatë studimeve të cilat ia bëjnë atyre të mundur të punojnë edhe punë jashtë vendit”, tha Popovci.
Vitin që e lamë pas, Ministria e Arsimit, e pati shpallur vit të cilësisë në arsim por Popovci thotë se nuk ka shumë tregues të cilësisë së studimeve.
Popovci: Nuk ka tregues të cilësisë
“Sa i përket cilësisë së studimeve nuk ka shumë tregues të cilësisë së studimeve por ata që janë tregojnë se nuk kemi ndonjë cilësi të mirë të studimeve dhe ndoshta argumenti më i fortë vjen n ga punëdhënësit të cilët vazhdimisht ankohen që të diplomuarit nuk janë të përgatitur që të kryejnë detyrat për të cilat janë shkolluar dhe se shumicës prej tyre i nevojitet që të hyn në trajnime nga fillimi dhe t’i mësojnë punët të cilatështë dashur t’i mësojnë gjatë studimeve. Pra, kemi edhe një absurd tjetër në Kosovë për disa profesione,për shembull kemi hiper prediksion të kuadrove, ku të rinjtë duhet të presin me vite se a po hapet ndonjë vendi punës apo jo”, tha Popovci.
Megjithatë, sipas Popovcit është një rrugë e gjatë mes përpjekjeve për rritjen e cilësisë dhe vetë rritjes së cilësisë.
Artikulli paraprakRexhepi: BFI do të pengonte ikjen e të rinjve në Siri nëse informohej me kohë nga organet e shtetit
Artikulli vijuesRritet numri i divorceve në Prizren