Se ka prekur ajo foto shumë zemra të gjithë ne jemi dëshmitar. Statuset në rrjetet sociale janë nga më të ndryshmet duke u solidarizuar dhe duke ndier dhimbjen për atë çfarë ndodhi.
Granit Shatri, ka edhe ai një porosi, duke shtuar për këtë gjendje të gjithë ne kemi faj. Ai shkruan: ” Në mes lindjes dhe përëndimit, në mes të dy ‘’civilizimeve’’ . Në ikje nga pëlumbat e bindjeve fetare , i refuzuar nga kufitarët e kufive me bindje politike, fetare e kombëtare, u largua nga kjo botë, mundimshëm , refugjati 3 vjeçar që nuk e dinte as nga vinte, as ku dhe pse shkonte, por një gjë e dinte; se donte të jetonte.
Ata që mendojnë se duke dëbuar njerëz nga tokat tyre sigurojnë parcela në Parajsë, ata shpejt do t’i haj toka, e në Parajsë për dëbues nuk do të ketë vend.
E të tjerët që mendojnë se duke refuzuar njerëz ,në nevojë, nga tokat e tyre do të ruajnë pasurin dhe rehatin, shumë shpejt do të bëhën tokë bashkë me pasurin dhe rahati nuk do gjejnë më, se në Parajsë nuk ka vend për refuzuesit.
Të gjithë kemi faj, edhe unë.
Kemi faj se pasurohemi me identitete të tjera para se të kuptojmë që fillimisht jemi njerëz.
Dhe në Botë ka mjaftë tokë për njerëz, dhe në Parajsë gjithashtu.”/KohaIslame